Më datë 09.12.2023 në ora 04.45 në MPB- Kërçovë është raportuar se në një shtëpi në Kërçovë në pronësi të T.J.(79) nga Kërçova ka rënë zjarri. Gjatë ndërhyrjes së Zjarrfikëses Territoriale, pronari i shtëpisë është gjetur i vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave mjekësore, ndërsa ekipi inspektues nga MPB- Kërçovë ka kryer hetime.(Struga Ekspres)