Sunday, February 2, 2025
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiE rëndë/ Detaje për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës

E rëndë/ Detaje për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës

*Fëmijët që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

Policia thotë se mbrëmë në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njofitm.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Jabllanicë, ku humbën jetën tre fëmijë.

Ai shprehu dhimbjen për këtë ngjarje tragjike dhe dërgoi ngushëllime për familjet e prekura.

“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen!” – tha Gjini.

Gjini theksoi nevojën për mbështetje në këto momente të vështira. “Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjujt!”, përfundoi i pari i komunës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments