Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka masakruar me çekiç të dashurën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në onën e Montecassiano, në sheshin përballë disko “Liolà”.
Një burrë 55 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Besnik Habiraj, për arsye që ende janë në shqyrtim nga policia, së pari kishte ndjekur me veturën e tij të dashurën dhe më pas e ka masakruar atë në park.
Thuhet se e gruaja po me origjinë shqiptare, është në gjendje të rëndë në spitalin e Maceratës, pasi Habiraj e kishte goditur në fytyrë dhe në kokë me një çekiç.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka dhënë detajet e para ku shprehet se gruaja me origjinë shqiptare rezulton të ishte ish-gruaja e shqiptarit.
Ata ishin ndarë për shkak se 55- vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë.
Natën e masakrës ai e kishte ndjekur, ndërsa ish gruaja e tij kishte shkuar me disa miq dhe mikesha për tu argëtuar në pub. Por shqiptari e kishte ndjekur.
Ku e kishte parë në shoqërinë e disa djemve të tjerë ai ishte bërë keq, dhe kishte tentuar që ta godiste.
Por menjëherë ka ndërhyrë miku i saj dhe e ka ndaluar. Më pas gruaja e frikësuar për ndonjë skandal të mundshëm është larguar bashkë me një mikeshën e saj në drejtim të parkut ku kishin makinën për tu larguar.
Por shqiptari i kishte ndjekur nga pas kishte dalë nga makina e tij dhe kishte masakruar ish gruan. Edhe pse mikesha e saj lajmëroi shokët për tu ardhur në ndihmë, kur ata arritën nuk kishin më asgjë për të bërë.
Menjëherë më pas është lajmërua policia që ka arrestuar shqiptarin. Nga ana tjetër gruaja shqiptare identiteti i së cilës nuk behet i ditur është në gjendje të rëndë në spital, shkruan “Panorama”.