Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE ndalojnë kinse për t’i dhënë ndihmë, i vjedhin 70 mijë euro...

E ndalojnë kinse për t’i dhënë ndihmë, i vjedhin 70 mijë euro në autostradën Shkup-Kumanovë

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 19:40 personi me iniciale Z.V(56) nga Serbia ka paraqitur se në
autostradën Shkup-Kumanovë pas pikëpagesës Milladinovci e kanë ndaluar dy persona të panjohur
me automjet të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Suedisë.
Personat e panjohur kanë bërë me shenjë që të ndalojë sepse automjeti i tij kishte problem me
gomat. Derisa personi V.B kishte ndaluar dhe kishte kërkuar çelës për gomat, ata nga bagazhi i
veturës kishin arritur t’i marrin një çantë që në të kishte dokumenta personale dhe një shumë me
para afër 70.000 euro.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e plotësishëm të rastit./Pa Censurë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments