Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares të Shqipërisë dhe Izraelit në Ligën e Kombeve.
45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” janë mbyllur me epërsinë minimale të “Kuqezinjve”, shkruan Gazeta Express.
Kombëtarja shqiptare e dominoi tërësisht pjesën e parë, teksa golin e gjeti në fundin e saj.
Armando Broja shënoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë.
Kujtojmë se një fitore eventuale e Shqipërisë sonte, do e dërgonte Kombëtaren shqiptare në krye të Grupit 2 në Ligën B. /Gazeta Express/