Gazetarja e “Abc News”, Linda Karadaku ka thënë se situata në Ukrainë ia ka kujtuar sot Kosovën.
Ajo në një lidhje direkte në emisionin tha se Ukrainën e kanë lënë sot në mesa të flakëve dhe zjarrit.
“Po të shikohej me vëmendje të gjitha shenjat flitej për një luftë frontale si kjo që po shohim sot. Ne jemi larguar nga Ukraina dhe kemi lëne realisht mbrapa një vend në flakë dhe në zjarr dhe nuk është hera e parë që shohim një gjë të tillë”, deklaroi ajo.
Më tutje gazetarja shqiptare deklaroi se dihet se kush është autori i këtyre luftërave.
“Nuk është hera e parë në fakt që shohim një gjë të tillë. Më kujton shumë në fakt luftën e Kosovës, të Bosnjës të përgjakshme me një autor të saktë dhe shumë të saktë për t’u vënë re se kush është”, tha ajo.