E la duhanin, shiko sa para ka kursyer për të shkuar në Mekë (FOTO)

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Lënia e duhanit, përveç që përmirëson shëndetin, gjithashtu shton edhe kursimet personale, që mund të shfrytëzohen për të mirë.

Kështu ka bërë Shaban Guri nga Kaçaniku, i cili ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, duke treguar publikisht kursimet e tij, shkruan albinfo.ch.
Ai të gjitha këto kursime i ka bërë duke e lënë duhanin dhe me ato para planifikon të shkojë në qytetin e shenjtë, në Mekë.

“Kush thotë se duhani dëmton shëndetin gabon, duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime, janë kursime nga ndalimi i duhanit dhe me ndihmën e Allahut po realizoj Umren vizitë në Medinën e ndritur dhe Meken e shenjtë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Fotografitë e tij kanë bërë bujë, duke marrë shumë pëlqime, komente, dhe shpërndarje në rrjetet sociale.