*Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut se komuna e Strugës natyrisht duhet t’i takojë partisë së tij, si pjesë e marrëveshjes me Frontin Europian. Ai theksoi se kërkojnë trajtim me dinjitet nga partnerët politikë.
“Natyrisht që Struga duhet t’i takojë Aleancës për Shqiptarët! Kërkojmë nga Fronti Europian që të trajtohemi me dinjitet,” – u shpreh Sela para mediave, duke lënë të kuptohet se brenda koalicionit ka ende mospajtime për ndarjen e posteve dhe funksioneve lokale e qendrore.
Sela nuk dha detaje të mëtejshme, por theksoi se Aleanca nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk garanton respekt dhe barazi në vendimmarrje.