E frikshme: Për një natë në Shum të Strugës u vodhën 9 shtëpi

0
97


Banorët e fshatit Shum të Strugës tregojnë për Struga Ekspres se vetëm mbrëmjen e kaluar janë vjedhur rreth 9 shtëpi,shumica prona të mërgimtarëve.

Sipas banorëve hajdutët kanë hyrë nëpër këto shtëpi duke thyer dyertë dhe duke u futur brenda duke grabitur gjësende me vlerë.

Banorët e alarmuar kërkojnê ndihmên e policisë dhe gjetjen e autorêve të këtyre vjedhjeve që shqetësojnë çdo ditë edhe më shumë banorët e këtij fshati.

Për rastin në fjalë është informuar edhe policia e Strugês.

(Struga Ekspres)