Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiE dhimbshme: Shtëpitë e bukura të Misllodezhdës të mbyllura, gjysma e fshatit...

E dhimbshme: Shtëpitë e bukura të Misllodezhdës të mbyllura, gjysma e fshatit e boshatisur


Edhe banorët e Misllodezhdës së Strugës po ikin nga fshati i tyre, ku për 30 vite me radhë, gati gjysma e fshatit është boshatisur, shkruan Struga Ekspres.

Edhe pse fshati rreth 18 kilometra largë Strugës me një infrastrukturë të rregulluar mirë dhe me një pamje fantastike, ikjen nuk e ndal ndot askush!

Viteve të fundit dhjetra banorë po largohen drejtë perëndimit duke i mbyllur ato shtëpi të bukura dhe të ndërtuara me djersën e ballit,aty ku gjyshërit, stërgjyshërit ndërtuan jetën, familjen,ëndrrat e thurura për një jetë më të mirë, dashurinë për vendlindjen, arsimin.

Struga Ekspres u mirëpritë ngrohtë nga banorët e Misllodezhdës duke na treguar me kënaqësi, shkollën, ambulantën, rrugët kudo të asfaltuara, shtëpitë e mrekulleshme,natyrën e bukur të këtij fshati,dashurinë dhe respektin e banorëve,por kur trajtuam fenomenin e ikjes,eh, kjo ishte plaga e cila na dhemb të gjithëve, banorët thanë se gati gjysma e banorëve të fshatit është larguar dhe dhjetra të tjerë për një kohë të shkurtër janë larguar për në perëndim duke mbyllur shtëpitë e tyre.

Banorët tregojnë se për ikjen e banorëve nga fshati ka shumë faktorë,një jetë më të mirë dhe një mirëqenie më të mirë,edhe pse me mund edhe me sakrificë mund ta arrijmë edhe këtu, thonë banorët.

“Fshati prej 125 shtëpishë, tanimë gati i pêrgjysmuar,kjo është rëndë, apelojmë që banorët të qëndrojnë këtu, ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, me mund dhe me sakrificë mund ti arrijmë të gjitha, ikja na ka trokitur në çdo shtëpi, kjo është e tmerrshme, por duhet edhe pushteti qendror të siguroj jetën e banorêve me punêsime dhe mirëqënie më të mirë që mos të ikin banorët, të afërmit tanë, familjarët tanë”, shprehen banorët për Struga Ekspres.

PSE IKIN SHQIPTARËT NGA VENDLINDJA?

Kjo pyetje sot bëhët në çdo shtëpi, fshat apo qytet.

EKSODI I IKJES PO NA “PÊRPIN TË GJITHË.

E DHIMBSHME!

Struga Ekspres

Falenderojmë për mbështetjen aktivisten e shquar nga Struga që jeton në Zvicër, z.Lurata Reçi që mundësoi rrugëtimin tonë të radhës, MISLLODEZHDËN.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!