Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod.
Mësohet se në mesin e dhjetë viktimave janë edhe dy gra nga familja Binakaj, komuna e Gjakovës.
Viktimat ishin nënë e bijë dhe po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë bashkë me 65 pasagjerët tjerë që ndodheshin në autobusin e Deva Tours.
Përveç dy viktimave të lartpërmendura, edhe shoferi që humbi jetën në aksident ishte po ashtu nga Gjakova.