Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniE dhimbshme/ Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, drama e rëndë...

E dhimbshme/ Nëna i braktisi pasi babai ndërroi jetë, drama e rëndë e dy jetimëve (VIDEO)

Janë vetëm 16 dhe 14 vjeç, por për Stejsin dhe Besjadën çdo ditë është një sfidë. Çdo ditë shënjon dhimbjen, trishtimin dhe mizorinë në të cilën jetojnë. 3 vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në mëshirë të fatit, pa asnjë mundësi. Por, fatkeqësia për vëlla e motër nuk do të soste. Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar. Pasi ka shkëputur çdo kontakt me ta.

Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht. Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, nga kushtet e këqija ai rrezikon ta lërë shkollën. Janë dy fëmijë të cilët janë krejt të vetëm dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Ndërkohë, gjyshi i të rinjve me zërin që i dridhet lutet që të gjendet një strehë për nipin e mbesën e tij. Pasi kushtet e shtëpisë që kanë janë skandaloze dhe i rrezikohet jeta. 14-vjeçarja thotë se tashmë që fillon edhe dimri e shirat janë më prezent, gjithçka hyn brenda në shtëpi. Duke ia bërë të pamundur jetesën.

“Në shtëpi gjendja është shumë e vështirë, kam shumë frikë që të rri këtu. Sidomos natën. Dritaret janë të thyera dhe mund të hyjnë akrepat, nepërkat. Tavani është i çarë dhe kur bie shi, hyn i gjithi brenda. Shtëpinë e kemi pa pllaka, tavani është i çarë dhe natën mund të na bjerë në kokë.

Nuk dihet, jemi në dorë të Zotit. Rrugën për të dalë në qytet e kemi shumë larg, është 1 orë në këmbë. Kemi dhe një përrua afër dhe kur bie shi, nuk kalohet. Nga njerëzit kërkoj një ndihmë, sado që të vogël. Që të na plotësohen disa kushte, sa për të jetuar pak më mirë. Se kështu si jemi nuk jetohet dhe është shumë larg.”

Rasti i rëndë është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bën thirrje për t’i ardhur në ndihmë këtyre dy fëmijëve. Të cilët kanë nevojë për një fije shpresë, se dhe për ta jeta mund të jetë e bukur./ Tirana Today

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!