Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniE dhimbshme/ Ky është shqiptari që vdiq nga koronavirusi (FOTO)

E dhimbshme/ Ky është shqiptari që vdiq nga koronavirusi (FOTO)

Këtë të hënë humbi jetën edhe një 43-vjeçar nga Kavaja prej koronavirusit. Kjo do të thotë se ato shprehjet se “COVID-19 vret vetëm të moshuarit” nuk kanë më vend. Vdekja e tij provoi se edhe të rinjtë janë të rrezikuar nga ky virus që po merr jetë.

Për më tepër, 43-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera. Ai kishte vetëm obezitet! Ai ishte kthyer nga Italia në 9 mars dhe më pas u shtrua në spitalin e Traumës, pas shfaqjes së shenjave të para. 43-vjeçari u shtrua bashkë me të atin e tij, ndërsa nëna e tij ndodhet ende në Itali, shkruan Vizion+.

Mesa duket, COVID-19 nuk “zgjedh” domosdoshmërisht vetëm ata të moshës së tretë dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Sot u nda në mënyrë të parakohshme një 43-vjeçar. Kjo është një arsye më shumë për të treguar kujdes, për të respektuar izolimin dhe për të qëndruar të shëndetshëm!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments