Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriE dhimbshme: 'Ku ku më ka vdek djali...!' Klithma e aktores Tinka...

E dhimbshme: ‘Ku ku më ka vdek djali…!’ Klithma e aktores Tinka Kurti kur mësoi lajmin e hidhur

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak djali i vetëm i aktores së madhe Tinka Kurti.
Ai u nda nga jeta në moshë 65 vjeçare. Vetëm disa çaste pasi kishte folur në telefon me nënën e tij Zef Kurti ndërroi jete.

U mësua se djali i vetëm i aktores viq për shkaqe natyrale, teksa ishte duke larguar borën pranë banesës në Kanada.

Akademiku Përparim Kabo tregon bisedën e fundit mjaft të dhimbshme me aktoren Kurti. Kabo ka treguar se aktorja është nisur drejt Kanadasë nën kujdesin e Ministrisë së punëve të Jashtme.

‘Eshtë e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndruar jetë në Canda në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën…Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…Ministria e Punëve të Jashtëme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdek djali..ku ku…!

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 on line i thoshte në 85 vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …Nana ime të dua shumë…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…! Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…Zoti qoftë me Ty dhe famijen tuaj! Amin !’ ka shkrauar akademiku në postimin e tij. /Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!