Një i ri xheloz për të dashurën e tij, i ka vënë zjarrin club-it “JB’s Gentlemen’s Club” në West Virginia, SHBA, sepse nuk e kapërdinte dot faktin që e dashura e tij punonte striptiste. Creio Bishop, 21 vjeç i ka vënë zjarrin clubit në orën 3:30 të natës dhe më pas ka shkuar në një market.
Policët e gjetën Bishop në parkimin e makinave të marketit dhe e kanë arrestuar nën akuzën zjarrvënie të shkallës së dytë. I pyetur për shkakun, 21-vjeçari është shprehur se ishte lodhur nga fakti që e dashura e tij punonte në këtë club dhe i vuri zjarrin.
Jim Reed, pronari i club-it tha se askush nuk është lënduar, por zjarri ka shkaktuar 1 mijë dollarë dëme. Ai shtoi se McKayla Biedenbach do pushohet nga puna sepse i dashuri i saj mund ta bëjë përsëri.