Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy të vrarë në Shkup, dyshohet të jenë shqiptarë

Dy të vrarë në Shkup, dyshohet të jenë shqiptarë

Sonte pas mesnate në rrugën Ruzvelltova në Shkup nga të shtëna me armë zjarri janë vrarë dy persona, mëson gazeta Koha. Identiteti i viktimave nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë. Dëshmitarët thonë se ka patur të shtëna nga dy automjete, të cilat kanë lëvizur paralelisht. Thuhet se nga një veturë xhip është shtënë në një veturë e markës Seat, ku kanë mbetur të vrarë dy persona. Të shtënat mes dy automjeteve kanë filluar para zyrave të Prokurorisë Speciale dhe kanë përfunduar deri para kafiterisë Galeri që gjendet në rrugën Ruzvelltova, që shpie drejt Kopshtit Zoologjik në Shkup.

Në vendin e ngjarjes janë tubuar edhe familjarët e protagonistëve dhe viktimave. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryen ekspertizë. Ende nuk ka asnjë informacion dhe nuk ende nuk është i njohur identiteti i sulmuesve dhe viktimave. Thuhet se policia është në ndjekje të një makine në të cilën supozohet se gjenden sulmuesit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments