Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy persona nga Maqedonia e Veriut arrestohen në Aargau të Zvicrës

Dy persona nga Maqedonia e Veriut arrestohen në Aargau të Zvicrës

Në Zvicër arrestohen dy verimaqedonas dhe një shtetas i Kosovës

Mbrëmjen e së mërkurës, policia zvcerane ka kontrolluar një veturë me tre persona përbrenda. Dy prej tyre kanë qenë të kërkuar nga policia. Ajo arrestoi përkohësisht Policia arrestoi përkohësisht që të tretë, dy verimaqedonasit dhe një kosovar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 03 korrik 2019, rreth orës 20:45 kur një patrullë policore nga Aargau, në Rothrist realizoi një kontroll, njofton policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, ajo hasi në një Mercdes-Benz, me autotragta të Basel Landschaft me tre persona. Udhëtarët dhe vetura iu nënshtruan një kontrolli më të detajuar.

Vozitësi, një verimaqedonas 29 vjeçar, pa një vendbanim në Zvicër, ishte në kërkim të sistemit Ripol, për shkak të delikteve të ndryshme me asete. Gjithashtu, një bashkudhëtar tjetër që u identifikua si kosovar 28-vjeçar me vendbanim në Kantonin e Tiçinos, ka qenë i kërkuar me fletarrest dhe me ndalesë për hyrje në Zvicër.

Për shkak të disa gjësendeve të dyshimta për plaçkitje, të gjetura në veturë, dyshimi për kryerjen e krimeve është shtuar.

Që të tre personat, përfshirë edhe bashkudhëtarin e tretë, një verimaqedonas 19-vjeçar pa ndonjë vendbanim në Zvicër, janë arrestuar.

Hetimet e mëtejme të policisë kantonale Aargau kanë filluar menjëherë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments