Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dita e parë e Fitër Bajramit më 4 qershor të vitit 2019 është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale urojnë të gjithë qytetarët festën e Fitër Bajramit.
Pas katër qershorit, festa shtetërore janë 2 gushti, 8 shtatori, 11 tetori, 23 tetori dhe 8 dhjetori ndërsa për shqiptarët ditë pushimi është edhe 22 nëntori Dita e Alfabetit Shqip.
Janë 2 miliard musliman qe do të festojnë nesër Fitër Bajramin kudo nëpër botë,transmeton Struga Ekspres.