Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDy mijë euro dënim, tregoi test fals për koronavirusin në Aeroportin e...

Dy mijë euro dënim, tregoi test fals për koronavirusin në Aeroportin e Shkupit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka paraqitur propozim për lëshimin e një urdhri penal kundër një banori 46-vjeçar nga Koçanit, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim të dokumentit”, që dënohet sipas nenit 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Alsat.

Më 14 mars, në vendkalimin kufitar të Aeroportit të Shkupit, personi në fjalë ka tentuar të largohet nga vendi duke përdorur një vërtetim të rremë për test negativ PCR për Covid-19. I akuzuari ka përdorur certifikatën edhe pse e dinte se nuk ishte testuar dhe e dinte që nuk kishte një certifikatë origjinale nga laboratori në fjalë.

Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës Themelore Penale-Shkup që kundër 46-vjeçarit të shqiptohet gjobë prej 100 globave ditore me nga 20 euro në kundërvlerë të denarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!