Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy mashtrime për një ditë/ Gruas i thonë se vajza e saj...

Dy mashtrime për një ditë/ Gruas i thonë se vajza e saj ka bërë aksident të rëndë dhe se i duhen urgjentisht 3 mijë euro

Më 18 gusht 2022, një banore 74 vjeçare nga Ohri ka lajmëruar në SPB Ohër se rreth orës 13.00 ka marrë një njoftim me telefon për një aksident trafiku në të cilën është plagosur rëndë vajza e saj dhe se i duhen urgjentisht para për ndihmën dhe pagesën e dëmit, shkruan Struga Ekspres.

Sipas denoncimit, ajo i ka dhënë rreth 3000 euro një personi që ka dalë para shtëpisë së saj. Në të njëjtën ditë, në SPB Ohër është raportuar se një e moshuar, banore e një fshati të Ohrit, është mashtruar nga një person, i cili i ka kërkuar dhe ka marrë 300 euro për shkak të gjoja borxhit të djalit të saj që jeton jashtë vendit.

Sektori i Punëve të Brendshme, Ohër, apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në komunikim me persona të panjohur dhe të mos bien në mashtrime të tilla e të ngjashme, të mos u japin para mashtruesve dhe të gjitha rastet e dyshimta menjëherë t’i lajmërojnë në stacionin policor më të afërt ose në Drejtorinë e Përgjithshme. numri pa pagesë 112, përcjell Struga Ekspres.

SPB Ohër po punon në zbardhjen e rasteve të raportuara dhe gjetjen e autorëve, pas së cilës do të dorëzojë raportet përkatëse.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments