Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDy avionë ishin afër përplasjes mbi aeroportin e Shkupit, Agjencia e Aviacionit...

Dy avionë ishin afër përplasjes mbi aeroportin e Shkupit, Agjencia e Aviacionit Civil po merret me rastin

Një javë më parë është shmangur një aksident ajror mbi Shkup. Siç njoftoi portali SDK duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve “flyradar24”, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sunexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell, mbi aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, më 7 shtator në orën 18:32 minuta. Nga Agjencia e Aviacionit Civil thanë se po veprojnë lidhur me këtë incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator. “Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sunexpress” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër. Sipas Flytradar, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 shkallë. Pak para se të ndaheshin, njëri u ngjit në 36,325 shkallë dhe tjetri zbriti në 35,475 shkallë. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2000 shkallë distancë vertikale ndërmjet avionëve. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!