Mbetet enigmë se cilët funksionarë do t’i përfshijë “fshesa” e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev.
Lidhur me zërat për shkarkimin e ministrit të Ekologjisë Sadulla Duraku, ky i fundit për TV21 tha se për të vendos vetëm Ali Ahmeti.
“Ne jemi partner të koalicionit me LSDM-në si BDI, dhe nuk jemi me një ombrellë të përbashkët me LSDM-në. Ne kemi kryesinë tonë dhe liderin e partisë Ali Ahmeti.
Ai vendos bashkë me kryesin qendrore dhe kryesinë e përgjithshme për kuadrat e veta.
Asnjëherë BDI nuk ka lejuar që dikush të përzihet në punët e brendshme të BDI-së, por edhe me korrektësi ne nuk ju kemi përzier tek partitë tjera”, theksoi Sadulla Duraku, Ministër dhe nënkryetar i BDI-së.