Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoni‘Duan që Mali i Zi të mos ekzistojë’, Gjukanoviç kundër Vuçiq dhe...

‘Duan që Mali i Zi të mos ekzistojë’, Gjukanoviç kundër Vuçiq dhe nismës ”Open Balkan”

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ka shprehur sërish qëndrimi e tij kundër nismës ‘Open Ballkan’ duke akuzuar Serbinë se dëshiron që Mali i Zi të mos ekzistojë.

Ai është shprehur kundër nismës “Open Balkan” dhe mosbesues ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjykanoviç ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtënë, ku pritet të japë edhe intervistë lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Duke e krahasuar periudhën aktuale, me sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Gjukanoviç thotë se Beogradi “së pari shpall rrezikimin e serbëve në rajon, e më pas deklaron gatishmërinë e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e rrezikuara të serbëve në rajon” dhe sigurisht, Serbia shkatërron sovranitetin e vendeve fqinje.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova ende nuk kanë bërë pjesë e nismës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!