Mund të konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur vitet e fundit në Shqipëri. Pamjet që vijnë nga tre banesat e fshatit Resulaj në Selenicë shkojnë përtej imagjinatës. Tetë arkivole kanë dalë njëri pas tjetrit nga tre shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm tre anëtarë.
Mes vajit, kujës e lotëve të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkivolet me trupat e tetë familjarëve. Ata u varrosën në tetë gropa të hapura në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste.
Kësaj masakre kanë mundur t’i shpëtojnë vetëm tre djem të familjes Zyka, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi.
Mjaf drithëruse janë momentet kur i jepet lamtumira e fundit të vegjëlve që u ekzekutuan nga i afërmi i tyre, Ridvan Zykaj 24-vjeç. Sara 17 dhe Ledioni 6 vjeç ishin të vegjlit e shtëpisë që humbën jetën në këtë masakër, bashkë me nënën dhe babain e tyre. Djali i vetëm i mbjetuar i kësaj shtepie, vëllai i viktimave të vegjël nuk ka mundur të mbajë veten teksa arkivolet e të ndjerëve futeshin në dhe. I mbetur i vetëm, fjalët për të përshkruar një përjetim të tillë të dhimbshëm, sigurisht që mungojnë. Pranë tij qëndrojnë të tjerë familjare të cilët mundohen ta qetësojnë.
A mund të ketë dhimbje më të madhe sesa te dish se nuk do të shohësh më kurrë prindërit, motrën e vëllain e vogel, dhe as gjyshërit e tu, të ekzekutuar nga një dorë, ajo e 24-vjecarit Ridvan Zykaj tashmë të arrestuar nga policia.
Fotot e shkeputura nga transmetimi Live ne Report TvEMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN
1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit) — (Familja e djalit të vetëm të mbijetuar)
5- Sara Zykaj, 17 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)
/Gazeta Express