“Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, do të qëndrojë për vizitë pune në Austri dhe në Itali. Gjatë kohës së vizitës, drejtori Sela të mërkurën (11 dhjetor) do të realizojë takim pune me përfaqësues dhe bashkëpunëtorë të qendrës hulumtuese EURAC që ka filial të vetin në Vjenë në kompleksin Vienna International Centre.
Të nesërmen, e enjte (12 dhjetor) drejtori Sela do ta vizitojë edhe selinë e EURAC në qytetin italian Bolcano, në provincën e Tirolit Jugor, ku do të realizojë takim pune me drejtorë, hulumtues dhe bashkëpunëtorë shkencorë të disa instituteve që funksionojnë në kuadër të EURAC, në mesin e të cilëve edhe Institutin e Gjuhësisë së Aplikuar dhe Institutin për Federalizëm Komparativ.
Vizita është rezultat i bashkëpunimit të vendosur dhe komunikimit të rregullt të AZGJ-së me institucione dhe organizata partnere të huaja dhe paraqet mundësi të shkëlqyeshme për shkëmbimin e përvojave, njohurive profesionale, si dhe për gjetjen e modaliteteve për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës