Idriz Orana është specialist kirurg që hap derën në cdo kohë për të gjithë pacientët hallexhinjë shqiptar në Klinikën për Kirurgji Plastike në Spitalin Shtetëror në Shkup.
Dikur i angazhuar maksimalisht në politikë, pastaj në pozita udhëheqëse në spitale dhe institucione të ndryshme, kirurgu specialist Orana është personalitet shumë i respektuar ndër qytetarët shqiptar njofton portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.
Idriz Orana, kirurgu specialist i kirurgjisë plastike që kryen operacionet e ndryshme në Spitalin Shtetëror në Shkup është mjeku që shërben cdo shqiptar dhe pacient që që troket dhe kërkon ndihmë në zyren dhe klinikën ku ai punon , shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.
Atë e njohin të gjithë, Të mëdhenj e të vegjël. E njohin si mjek, si intelektual, si bashkëqytetarin e tyre. E shohin pothuajse çdo ditë në atë ritualin e tij të zakonshëm, ku me çantë në dorë shkon drejt Spitalit Shtetëror në Shkup, drejt klinikës së tij dhe anasjelltas. Gjithmonë ashtu, me hapin e zakonshëm, trupin e drejtë dhe me kokën lart, gati për të përshëndetur dashamirësit e shumtë, që me buzëqeshjen dhe vështrimet e tyre e shoqërojnë kudo.
Ndërsa koha ecën pa pushuar, ora për të ka mbetur në vend sepse ai nuk di të ndalet. Vijon të punojë me pasionin dhe këmbënguljen e parë, me të cilën nisi misionin human të mjekut në Spitalin Shtetëror në Shkup, më shumë se një dekadë më parë.
Por cili është mjeku i palodhur , IDRIZ ORANA kirurgu specialist i kirurgjisë plastike në Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive në Spitalin Shtetëror në Shkup.
Idriz Orana u rrit dhe u formua në një familje kombëtare dhe fetare , ku vlerat qytetare dhe tradita ishin bartëse të ndershmërisë, tolerancës, progresit.
I ati i tij, ishte puntor i madh dhe atdhetar, nga duart e arta të të cilit u rritë e gjithë familja.
Familja, kjo njësi bazë e shoqërizimit, ndikoi fuqishëm jo vetëm tek ai, por edhe te fëmijët e tjerë. Në saj të punës dhe përkushtimit ata u bënë të gjithë emra të njohur të fushave të ndryshme.
Por për të ardhur deri këtu doktor IDRIZ ORANA iu desh një rrugë e gjatë dhe e vështirë.
Ajo nis me studimet që do të diplomohet si ‘’Mjek i Përgjithshëm’’ dhe më vonë të vazhdoj specializimin në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive në Spitalin Shtetëror në Shkup.
Para se të angazhohet në Spitalin Shtetrëor në Shkup ai në periudhën mes viteve 2006-2008 u emërua drejtor i Spitalit Psikiatriak në Shkup, në të cilën arriti që në afat rekord të punësoj një numër të madh shqiptarësh në sektore të ndryshme.
Si pjesë e kësaj elite ai krijoi profilin e tij, ku u shqua për humanizmin profesional, ndershmërinë, përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës në ndihmë dhe dobi të komunitetit shqiptar.
Por merita më e madhe e kirurgut IDRIZ ORANA është se me aktivitetin e tij si DREJTOR dhe një mjek i palodhur, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe përsosjen e shërbimit psikiatrik në Spitalin PSIKIATRIK në Shkup.
.Ndërkohë që ai nuk është vetëm njeriu që e ndihmoi këtë shërbim, por hodhi edhe bazat për rritjen, zgjerimin dhe konsolidimin e tij.
Kështu, përveçse talentit dhe aftësive profesionale si drejtor, IDRIZ ORANA është shquar jo vetëm si një mjek dhe drejtor i aftë, por edhe si një njeri korrekt dhe i përpiktë në kryerjen e angazhimeve të shumta.
Personat që e njohin nga afër e dijnë karakterin e tij të palëkundshëm .
Idriz Orana në fillim kur u angazhua në Spitalin Shtetëror në Shkup në Klinikën për Kirurgji Plastike kishte opstrukcione nga disa profesor maqedonas, por të gjitha këta bllokada i eleminoi lehtë duke treguar burrërrin e tij se me mjekët shqiptar askush nuk ka mandat që ti bllokoj. Madje ka pasur edhe konfrontime verbale, me të cilët gjithmon ka dal fitimtar shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.
Krahas punës për mjekimin e sëmundjeve dhe pacientëve të ndryshëm ai shërbeu njëkohësisht edhe si nënkryetar Odës së Mjekëve në Maqedoni.
IDRIZ ORANA përbën një shembull të rrallë dhe unik tek i cili janë sintetizuar disa karakteristika dhe cilësi. Të tilla janë profesionalizmi, kultura e përgjithshme dhe ajo profesionale. Si një njeri me virtyte të larta, doktor ORANA , ka patur si moto të vetme të tij vlerësimin e njeriut të thjeshtë.
Qëllimi i tij ka qenë që të mos e ushtronte profesionin e mjekut për qëllime përfitimi, por të prirej nga humanizmi ndaj komunitetit në gjirin e të cilit ai jeton dhe kontribuon. Për këto cilësi të tij, janë të shumtë qytetarët shqiptar nga Maqedonia ( KUMANOVA, SHKUPI, TETOVA dhe qytetet tjera) që mund të flasin duke e vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm dhe figurën e mjekut shqiptar që nuk din të refuzon askënd shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.