Në takime me qytetarët sot rikthehet fuqishëm kandidati nga radhet e BDI-dega Dibër, d-r. Hekuran Duka.
I shoqeruar nga të rinj, simpatizantë dhe mbështetës, kandidati Duka vizitoi disa shtëpi të cilat e mirëpriten dhe pranuan ftesën për takimin e pasditës, që do mbahej në mbrëmje tek poligoni i ndërtuar para disa viteve, nga pushteti vendor i udhëhequr nga po kjo strukturë. Me ç’rast, në një pjesmarje të konsiderueshme, banorët shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre, të cilat,siç u theksua nga Duka, janë inkorporuar në programin zgjedhor, ku mes tjersh u cek edhe fillimi i investimit të fazës së parë të projektit për vaditje, ”Fusha e Dibrës”, me vlerë prej 7 milionë euro.
“Investim i cili e prek këtë rajon si në aspektin infrastukuror, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Poashtu u premtuan sistemimi i Deponisë, mirëmbajtja e nevojshme e rrjetit të ujësjllësit, meremetimi i nevojshëm i rrugicave dhe investime që prekin lagjen konkrete.
Vizioni i Hekuranit, i mbështetur në elanin e rinisë, garanton FITORE”, thuhet në njoftimin nga fushata zgjedhore!