Sunday, June 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDPHM: Prej nesër rënie e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

DPHM: Prej nesër rënie e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Prej nesër rënie të temperaturave për tre deri pesë për qind, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimit, do të fryjë edhe erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 36 gradë.

Të martën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare.

Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 34 gradë. Paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima pritet edhe të mërkurën dhe të enjten për kur temperaturat e ditës pritet të jenë maksimum 33 dhe 34 gradë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments