DONI TE HUMBISNI 9 KG NE MUAJ?JA ZGJIDHJA PER TE LARGUAR KILOGRAMET E TEPERTA NE TRUPIN TUAJ
E krijuar në vitin 1939, dieta e orizit ka pasur shumë raste suksesi, pasi lidhet me një regjim disintoksikues, i cili pavarësisht emrit, ka të bëjë vetëm me konsumin e orizit, por edhe të produkteve të tjera ushqimore.
Kjo dietë ju lejon të luftoni kaloritë, shqerenat dhe proteinat, pa u ndier të uritur dhe të pangopur. Është një dietë jo shumë e vështirë për tu mbajtur, por rezultatet janë shumë premtuese. Nëse nuk keni mbajtur kurrë një dietë më parë, nëpërmjet dietës së orizit mund të humbisni deri në 9 kilogramë vetëm gjatë muajit të parë.
Regjimi ditor i kësaj diete përfshin fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore dhe pak sallatë me proteina. Çdo ditë merret sasia e nevojshme e të gjithë elementëve që i nevojiten organizmit.
Dieta ka tre faza. E para, e cila është edhe më e vështira, parashikon djegien e 800 kalorive në ditë, të cilat rriten deri në 1200 në fazën pasardhëse. Alkooli është tërësisht i ndaluar gjatë dietës.
Menyja:
Mëngjesi- Një fetë bukë (ose 30 gramë oriz), qumësht dhe fruta.
Dreka- Tre perime, një frut dhe tre porcione oriz.
Darka- Është njësoj si dreka.
Nëse krahas dietës praktikoni edhe sport apo shkoni në palestër, lejohet që të rrisni sasinë e ushqimit të konsumuar, në mënyrë që të keni energji dhe të mos ndiheni të pafuqishëm. Nuk është një dietë që mund të ndiqet për një kohë të gjatë, por vetëm për periudhën në të cilën kërkoni të humbisni disa kilogramë.