Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDonatori anonim dhuron 10 mijë e 700 euro për minaren e xhamisë...

Donatori anonim dhuron 10 mijë e 700 euro për minaren e xhamisë në Strellc (VIDEO)

Një banorë i Strellcit të Ultë të Deçanit ka dhuruar në formë sadakaje 10.700 euro, për ndërtimin e minares në xhami të fshatit.

Kjo u bë, pasi në projektin e fituar të banorëve në Bashkësinë Islame të Kosovës, parashihte që ky objekt fetar të ndërtohej pa minare, meqë ata synonin që ta ruanin të vjetrën 140 vjeçare.

Por, më pas kur ajo u konstatua se nuk ka qëndrueshmëri u rrënua dhe u paraqit nevoja për ndërtimin e minares së re, rrjedhimisht gjetja e mjeteve shtesë.

“E ka shfrytëzua këtë muaj, ka dashtë të jep sadaka. E ka bë me familje, me motra e vëllezër, e ka bë për xhami, për hir të Zotit”, tha Rasim Bytyqi, kryetar i KBI në Deçan.

Ndërsa, në fshat ende nuk është kuptuar se kush e bëri këtë, pasi donatori deshi të mbes anonim.

Ndërtimi i xhamisë në total pritet të kushtojë rreth 100 mijë euro dhe financohet nga shteti i Kuvajtit.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments