Doktoresha nga Kërçova zëvendëson Salim Sulejmanin, deputetin e dorëhequr të ASH-së

0
59

*Dr.Valbona Adili Emini do të jetë deputete e re e koalicionit VLEN, pas dorëheqjes së deputetit Salim Sulejmani nga radhët e ASH-së, përcjell INA.

Ajo është mjeke specialiste nga Kërçova dhe njëherit kryetaret e forumit të gruas të Lëvizjes BESA në Kërçovë.

Me këtë VLEN siguron 10 deputetë, ndërsa ASH mbetet me 4 deputetë.(INA)