Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaDo te ngrijne veten ne -196 grade celsius, per te rilindur pas...

Do te ngrijne veten ne -196 grade celsius, per te rilindur pas 300 vjetesh

Vitto Claut, avokati Daniel Chirico, roman, me gruan e tij Rita dhe vajzën Ilene, janë italianët të cilët kanë vendosur që të bien në letargji,përmes një procesi ngrirjeje, për t’u zgjuar pas 300 vjetësh.

“Do të rilindim pas 300 vjetësh”, thonë ata të bindur, pas nënshkrimit të një marrëveshje për të patur nje jetë të përjetshme. Çmimi që do të paguajnë është 150 mijë euro. Ata do të arrijnë Aldo Fusciardin, një sipërmarrës i cili vdiq në moshën 75-vjeçare në vitin 2012, dhe është i pari italian i cili i është nështruar procesit të ngrirjes.

Nuk bëhet fjale për fantashkencë, por për një projekt real shkencor, i cili është mbështetur nga shumë persona. Daniele Chirico, thotë se do të ngrijë së bashku me bashkëshorten Ruta dhe vajzën Ilenia. Të gjithë ata do të shkojnë që të vdesin në SHBA, në spitalin e kompanisë që do të merren me konservimin e trupave të tyre në -196 gardë celsius, brenda kapanoneve të aluminit, të mbushura me nitrogjen të lëngët, të cilët aktualisht deri më tani po ruajnë njëqind kufoma. Në të vërtetë, ata mund të quhen pacientët që janë në pritje për t’u ringjallur.

Për të evituar dekompozimin e trupit, ata futen për dy minuta në vdekjen klinike. Koka e pacientit duhet të futet në -96 gradë. Atëherë gjaku do të zëvendësohet me një kompleks kimik i quajtur likuid cryogenic dhe trupi do të vendoset në kapanon me kokë poshtë.

“Të ngrish trupin është sikur të luash një skedinë. Nëse ekziston edhe një mundësi e vetme për tu kthyer sërish në jetë, sigurisht që nuk dua ta humb si mundësi ”, thotë për “Corriere della Sera” Vitto Claut, i cili imagjinon të ardhmen dhe është i gatshëm që ta jetojë.

“Ne do të jetojmë nën tokë, në një planet pa ujë dhe bimë. Do ta ushqejmë veten me pilula dhe për fundjave do të shkojmë në Mars. Do të rilind pas 300 vjetësh. Jam i sigurt për këtë por mes vdekjes klinike dhe kohës kur do të rilind sërish, do të jetë një rrugë e gjatë. Në vitet 1300 jeta mesatare e njerëzve ishte 40 vjeç dhe sot është 80. Pas 400 vjetësh mesatarja do të jetë 160 vjet dhe unë do të jetoj edhe 80 vite të tjera”, shprehet Vitto Claut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!