Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDo të kushtojnë edhe më lirë nëse sjellni makina nga jashtë në...

Do të kushtojnë edhe më lirë nëse sjellni makina nga jashtë në Maqedoni

Qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së TVSH-së, për importet e automjeteve të reja dhe të përdorura në vend.

Nëse kjo ndodh, atëherë bie ideja për dhënien e një subvencioni shtetëror prej tre mijë eurosh për blerjen e një automjeti me standard 5 ose EURO 6, tha për Alsat Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo do të shmangte rrezikun që disa nga qytetarët, që do të aplikonin për ndihmë shtetërore për blerjen e një makine të lihen me duar bosh.

Qeveria është duke bërë llogaritje se cili opsion do të ketë më shumë kosto-efektive për arkën e shtetit, qoftë zbritja e TVSH-së për importet, ose 3,000 euro subvencion.

“Ideja e tre mijë eurove nuk është braktisur, ne po punojmë paralelisht në implikimet fiskale, por punojmë gjithashtu edhe në atë se sa qytetarë mund t’i ndihmojmë me masën e parë dhe sa me të dytën. Informacioni fillestar që marrim është se është më mirë të shkojmë me masën e dytë, pasi kjo do t’u lejojë të gjithë qytetarëve të interesuar të importojnë makina të reja “ tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Jozyrtarisht, shumica e anëtarëve të qeverisë janë për ulje të përkohshme të TVSh-së për importin e makinave të përdorura dhe të reja.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!