Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDo të ketë një zbritje të konsiderueshme të këtyre produkteve në Maqedoninë...

Do të ketë një zbritje të konsiderueshme të këtyre produkteve në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbështesë prodhuesit e vajit, bukës, qumështit dhe miellit, por ka mundësi që lista të zgjerohet edhe me kompani nga industria e mishit.

Ata do të paguajnë rrymë nën 100 euro për megavat orë, që është dy herë më pak se çmimi në tregun e rregulluar.

Për shkak të kësaj, pritet që fillimisht të stabilizohet tregu, e më pas të ulet çmimi i bukës për rreth 10 për qind.

Siç ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Odat e Ekonomisë duhet të paraqesin propozime shtesë që do të zgjeronin listën e kompanive për mbështetje.

Do të bëhen të gjitha përllogaritjet lidhur me implikimet e mundshme financiare, pas së cilës do të merret vendimi konkret.

Bekteshi pret që për shkak të uljes së çmimit të energjisë elektrike, kompanitë nga industria ushqimore t’i bëjnë produktet e tyre më të lira.

Nëse, nga ana tjetër, dikush e keqpërdor situatën dhe i shet produktet bazë vendore më shtrenjtë se ato të importuara, nuk përjashtohet, tha ai, që Qeveria të marrë një masë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore. Sipas kompanive, rryma më e lirë për një muaj do të mundësojë stabilizimin e tregut, pas së cilës çmimi i produkteve të bukës mund të ulet për rreth 10 për qind.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments