Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDo ju konfiskohet vetura nëse nuk e regjistroni

Do ju konfiskohet vetura nëse nuk e regjistroni

Përjashtim nga komunikacioni dhe konfiskim të veturës në afat prej tre ditëve nëse e njejta është e parregulluar, dhe konfiskim të veturës në afat prej 90 ditëve nëse e njejta shkakton zhurmë apo është e paregjistruar.

Kështu parashihet me ndryshimet e reja ligjore të cilat i ka përgatitur MPB, e të njejtat tanimë gjenden në procedurë Kuvendore.
Ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë, përskaj kësaj parashohin dhe konfiskimin e patent shoferit dhe përjashtim i shoferit nga komunikacioni. Në peropozim ligjin që është dorëzuar në Kuvend thuhet se zyrtarët policorë mund t’ua marin patent shoferin apo t’u largojnë nga komunikacioni nëse shoferi nuk është në gjendje të mirë psikofizike, nën gjendje të drogës apo alkoolit, apo nëse ka paraparë apo është shkruar ndalesë për vozitje.

Me ndryshimet e propozuara të ligjit për siguri në komunikacion, për herë të parë rregullohet dhe materja e lidhur me pjesmarjen në komunikacion të trotinetëve elektrik, me definimin e termit “trotinet elektrik” dhe definimin e kushteve për pjesmarje të tyre në komunikacion (konfirmim i hapësirave të komunikacionit ku mund të lëvizin, shpejtësia e lëvizjes, mosha e personave që i drejtojnë, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse, përdorimi i dritave etj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!