Një shofer automjeti ka humbur jetën, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë dy bashkudhëtarë në një prej gjithsej 13 aksidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme.
Një këmbësor lëndime të rënda trupore ka marrë në një aksident, ndërsa në pesë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dyzet e tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk i kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, pesë shoferë për parkim të paligjshëm, një shofer për parakalim të paligjshëm, si dhe tre shoferë për shfrytëzimin e helmetës mbrojtëse të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës.
Janë sanksionuar edhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar dhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Nga komunikacioni janë përjashtuar katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, shtatë shoferë para se ta marrin patentën e shoferit, dy shoferë fillestarë, si dhe 12 automjete të paregjistruara. Janë evidentuar 48 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë hequr 43 automjete.
Sot do të mbahet edhe masë e veçantë edukative – ligjëratë për qarkullimin, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje të ndryshme si shoferë në qarkullim (celular, rripi i sigurimit, shpejtësi dhe parkim).