Dje (2-nëntor) në ora 22:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 51-vjeçarin N.B. nga Tetova, i cili rreth orës 21:00 në një shtëpi të përbashkët në Tetovë, për shkak të raporteve të prishura familjare, ka sulmuar fizikisht të atin e tij 70-vjeçar. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresë adekuate në bazë të nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal.