Dja li i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti ka thënë se personat të cilët kanë kidnapuar dhe e kanë zhdukur atë sot kanë poste publike në Serbi.
Hoti në emisionin “Kendi i Debatit” theksoi se përgjegjësia e burgjeve si institucione të sigurisë së lartë bie mbi shtetin e tyre.
“Burgjet në përgjithësi jo vetëm burgu i Dubravës janë institucione të sigurisë së lartë të secilit shtet dhe si të tilla përgjegjësia bie mbi shtetin e tyre që në atë kohë ka qenë Serbia dhe nëse Serbia tenton të shfajësohet apo të fshehë krimet e saj, unë shembull e kam marrë Ukshin Hotin se si me dëshmi një person është kidnapuar nga institucionet e sigurisë së lartë”, tha ai.
Sipas tij personat që kanë “ kidnapuar” veprimtarin Ukshin Hoti, sot kanë poste publike në Serbi
“Babi është kidnapuar nga persona të cilët dihen botërisht, e fatkeqësisht ata persona jo që ne nuk po mundemi me i gjetë, por të njëjtit marrin poste publike në Serbi dhe kjo është fatkeqësi”, shtoi ai./teve1.info./