Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëDjali i një ish-komandanti të UÇK-së humbi jetën në Zvicër

Djali i një ish-komandanti të UÇK-së humbi jetën në Zvicër

Një 23 vjeçar u qëllua tragjikisht në lagjen Charmilles të Gjenevës. Viktima është me origjinë kosovare, biri i një ish-komandanti të UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës).

Bëhet fjalë për Egzon Zuzakun nga Vushtrria, djali i ish-komandantit dhe dëshmorit Blerim Zuzaku, i cili ra heroikisht në maj të 1999, informon “Presheva Jonë”.

Sipas tre miqve të tij, kjo tragjedi është rezultat i një vdekje aksidenti.

“Nuk ishte një vetëvrasje..”, thanë ata, duke kundërshtuar me forcë versionin e “Radio Lac”, që e zbuloi informacionin të hënën më 27 gusht ne oret e pasdites.
Ata shpjegojnë se “i ndjeri ishte në dhomën e familjes, vetëm me një mik tjeter 20 vjecar. Ishte ora 5:00 në mëngjes. Nëna dhe motra e vogël ishin me pushime..”.

Për tre miqtë, nuk ka dyshim se kjo është një aksident.

“Ishte një djalë i ngrohtë, një engjëll, gjithmonë i qeshur. Ai ishte i vetmi njeri në familjen e tij, babai i tij, një hero në Kosovë, vdiq në veprim në vitin 1999. Ai ishte që mbështeti nënën dhe motrën e tij. Çfarëdo që ai fitoi, ia dha nënës së tij, të cilin e adhuroi. Ai ishte i ngrohtë, ai e donte jetën, ai ishte plot dashuri. “, kane shkruar mediat zvicerane, duke cituar të afërm.

Drejtori i komunikimit të gjyqësisë, Vincent Derouand, konfirmon vdekjen, duke theksuar se po zhvillohet një hetim mbi rastin.

Lidhur me këtë tragjedi në familjen Zuzaku, telegram ngushëllimi ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments