Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDizelli do të lirohet për 10 denarë, ndërsa benzini për 11.5 denarë...

Dizelli do të lirohet për 10 denarë, ndërsa benzini për 11.5 denarë – Qeveria e RVM-së zvogëloi akcizat dhe TVSH-në

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që të ndryshojë metodologjinë e përcaktimit të çmimit të derivateve të naftës.

Sipas metodologjisë së re, çmimet do të ndryshojnë në bazë ditore dhe në këtë mënyrë do të shmangen ndryshimet e mëdha të çmimeve.

Po ashtu qeveria shtyp vendosjen e taksës ekologjike për derivate të naftës që ndodhet në procedurë kuvendare.

“E zvogëlojmë TVSH-në nga 18% në 10% për dizellin, benzinën, vajin djegës dhe gaz. Kjo masë do t’i mbrojë shfrytëzuesit dhe do të ketë ndikim te çmimet”, tha Kovaçevski.

Ai sqaroi se me këto masa në vend të 85.6 denarëve, çmimi i dizellit do të jetë 75.5 denarë benzina në vend të 91.5 denarëve do të zvogëlohej me për 11.5 denarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments