Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDitmire Shehu e BDI-së e çoi në këmbë KSHZ-në: “O do shkruhet...

Ditmire Shehu e BDI-së e çoi në këmbë KSHZ-në: “O do shkruhet edhe SHQIP o s’ka”

Nenkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu nga radhet e BDI-së, sot e çoi gjithë KSHZ-në në këmbë duke mos u tërhequr për barazinë dygjuhësore në çertifikatën e presidentit të ri, Stevo Pendarovskit. Këmbëngulsia e saj rrëzoi për toke të gjithë kundërshtarët maqedonas të cilët edhe pse ligji e mundëson që gjuha shqipe të shkruhet ata vazhdonin kundër ku u përballen me Ditmire Shehun e cila nuk lejoi që të nëpërkëmbet gjuha shqipe dhe vendimi i saj shkoi deri në fund, përcjell TS.

Siç mësohet Ditmire Shehu ka kërcënuar me largimin e gjithë stafit shqiptar nga KSHZ-ja, dhe do ta prish seancën nëse nuk respektohet gjuha shqipe, ku pas kërcënimeve nga Shehu, disa orë para dorzimit të çertifikatës për Presidentin e ri të shtetit Stevo Pendarovski, përfaqësuesit maqedonas në KSHZ janë pajtuar që ky dokument të jepet edhe në gjuhën shqipe, ashtu si parashihet edhe në ligjin për përdorimin e e gjuhëve. Gjithashtu në një vijë me Ditmire Shehun ka qenë edhe Enver Salihi nga Lëvizja BESA.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments