Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDitën e martë pritet borë në Maqedoninë e Veriut

Ditën e martë pritet borë në Maqedoninë e Veriut


Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nga e hëna në orët e vonshme, moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut dhe të borës në pjesët më të larta malore ku do të formohet mbulesa e dëborës.

Sipas tyre do të ketë edhe ulje të temperaturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga e hëna në orët e vonshme, dhe të martën moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Te malet dhe te vendet më të larta reshjet do të jenë të borës dhe do të formohet mbulesa e borës. Do të fryjë erë mesatare perëndimore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen dukshëm”, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjik.

Nga e mërkura moti do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të shiut ndërsa moti gjatë ditës së hënë do të jetë i ngrohtë ku temperaturat do të arrijë deri 24 gradë celsius ndërsa pas ndryshimit të martën do të jenë 12 gradë celsius.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments