Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDisa pjesëtarë të Grupit të Kumanovës mund të lirohen pas një muaji

Disa pjesëtarë të Grupit të Kumanovës mund të lirohen pas një muaji

Avokati Naser Raufi, i cili mbron disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, në një intervistë për Lajm.Tv sqaron pritjet e tij nga seanca e Gjykatës së Apelit lidhur me këtë rast, që është caktuar për 16 dhe 17 maj.

Nëse gjithçka shkon si duhet, Raufi thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të miratohet në afat prej një muaji. Ai përmend tri opsione të mundshme se si mund të vendoset: të kthehet lënda në shkallë të parë, të shkurtohet dënimi i të akuzuarve, ose të konfirmohet vendimi i shkallës së parë.

Nëse rasti kthehet në shkallë të parë, sipas tij pjesëtarët e Grupit të Kumanovës duhet të mbrohen në liri, sepse nuk mbetet asnjë arsye të vazhdojë edhe më tutje paraburgimi i tyre edhe ashtu i stërzgjatur.

Njëkohësisht Raufi ka demantuar deklaratën e prokurores speciale, Katica Janeva, e cila tha se nuk ekzistojnë incizime të siguruara në mënyrë të paligjshme lidhur me rastin “Lagja e Trimave”, duke shtuar se incizime të tilla veçmë janë paraqitur në gjykatë.

“Jam i dëshpëruar nga Prokuroria Speciale”, thotë mes tjerash Raufi në intervistën për Lajm.tv.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments