Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDimri vjen së shpejti, e qeveria nuk ka plan për krizën energjetike...

Dimri vjen së shpejti, e qeveria nuk ka plan për krizën energjetike (VIDEO)

Gazetare: Andrea Cobanova

Zhvillimet politike në vend lanë në hije problemet reale të kompanive për shkak të krizës energjetike. Dimri është në prag, dhe Qeveria nuk ka plan si të përballet me krizën energjetike, thonë nga Oda Ekonomike.

Ekonomia është e lënë pas dore, prandaj duhet një takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë, për të gjetur një zgjidhje për faturat e larta të energjisë elektrike për kompanitë, si dhe një plan se si vendi do të sigurojë një sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike gjatë ditëve të dimrit thonë nga Oda.

“Përshtypja jonë është se Qeveria nuk ka politikë të konceptuar për këtë çështje, se është vonë për shkak të zhvillimeve politike të cilat disi janë prioritare, si shumë herë më parë në këtë kohë. Nëse në këtë situatë kërkojmë zgjidhje edhe për ngrohjen qendrore, edhe ndihmë për kompanitë, për të rritur prodhimin, atë barrë EMV-ja nuk e përballon dot…”, tha Branko Azeski-Kryetar i Odës Ekonomike.

Ekonomia kërkon që termocentrali i Negotinës të vazhdojë të punojë, të shtyhen remontet në termocetralet, të bëhen përpjekje për vënien në funksion të të gjitha termocentraleve fotovoltaike, si dhe burimet e tjera alternative të energjisë. Po ashtu këta e porositën Bankës Popullore, që t’i kushtojë vëmendje gjendjes financiare të kompanive, e jo vetëm të kujdeset për stabilitetin e kursit të denarit, duke rritur normën e interesit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments