Tuesday, August 26, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëDimal Basha merr pozitën e kryeparlamentarit të Kosovës

Dimal Basha merr pozitën e kryeparlamentarit të Kosovës

*Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë artritur ta zgjedhin për kryeparlamentar, deputetin e LVV-së, Dimal Basha.

Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan.

Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, ndërkaq ishte emri i pestë me radhë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht, propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim, ndërsa zgjedhja e tij në krye të Kuvendit u arrit me votat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa deputetëve të AAK-së.

Kreu i PDK-së para nisjes së seancës tha se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha nuk i plotëson kriteret për kryetar të Kuvendit, mirëpo sipas tij, nëse LVV nuk ka kandidat më të mirë atëherë do ta votojnë.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vërtet konsideron se Dimal Basha apo një i tillë është kandidati më i mirë që ata kanë për këtë pozicion dhe i përfaqëson qytetarët ne do ta votojmë edhe pse nuk besojmë se një gjë e tillë qëndron”, ishte shprehur ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments