Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDikur i kishte 206 kg, sot femrat ‘çmenden’ pas tij

Dikur i kishte 206 kg, sot femrat ‘çmenden’ pas tij


Richard Bryansk kishte shtuar në peshë (206), pas vdekjes së papritur të babait të tij në vitin 2005.
Ai ishte personi i parë që kishte gjetur trupin e pajetë të babait të tij, ndërsa për tu shëruar nga traumat i ishte kthyer ushqimit.

Ai ishte trashur aq shumë, sa që nuk ka mundur të ulet në karrigen e shkollës.

“Babai im ka qenë plotësisht i verbër për shkak të diabetit, dhe të gjitha punët jam detyruar t’i kryej pa ndihmën e askujt.

Në vitin e parë të shkollës së mesme, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, dhe një ditë duke u kthyer nga shkolla, pashë që para shtëpisë po qëndronte qeni ynë.
Menjëherë e kuptova se diçka nuk është në rregull, dhe kur u futa brenda ai ishte rrëzuar në dysheme. Pasi që ngjyra e trupit i kishte ndërruar, e kontrollova nëse po merrte frymë.
Prej atij momenti fillova të ha pa kontroll për të mposhtur pikëllimin”, ka deklaruar Richard.
“Aty vendosa të ndryshojë gjithçka. Mjekët më thanë se do të vdesë shumë i ri ose do të kalojë jetën në shtrat, si i palëvizshëm për shkak të mbipeshës.
Në ato momente u shikova në pasqyrë, dhe pas disa minutave i thash vetes mjaft më”, ka shtuar Bryansk.

Nga dëshira e madhe për t’u dobësuar, ai filloi të mbajë shënime lidhur me gjithçka që hante dhe numrin e kalorive të tyre. Filloi të vrapoj, por rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe nutrocionistët.
Ai ka arritur të humb 135 kilogramë, dhe tani vazhdimisht këshillon njerëz të tjerë që janë në situatën e ngjashme që ishte ai vite më parë.
Richard merret me bodybuilding dhe është krenar për atë që ka arritur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!