Sunday, December 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDigjet një shtëpi në një fshat të Strugës, tre zjarrëfikës lëndohen nga...

Digjet një shtëpi në një fshat të Strugës, tre zjarrëfikës lëndohen nga rryma

- Advertisement -

Tre zjarrfikës janë lënduar gjatë intervenimit në zjarrin e një shtëpie në fshatin Radozhdë të Strugës, ka konfirmuar për MIA-n komandanti i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Strugë, Feti Mazari.

Sipas tij, zjarri është raportuar mbrëmë në orën 23:30, pas së cilës kanë ndërhyrë gjashtë zjarrfikës.

– Zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe zjarri është plotësisht i shuar, tha Mazari.

SPB Ohër bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 23:40 është raportuar zjarr në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë të Strugës, në pronësi të A.S. nga i njëjti fshat.

Gjatë intervenimit të Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Struga, tre zjarrfikës të cilët po shuanin zjarrin janë lënduar nga rryma. Ata janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku janë konstatuar lëndime fizike dhe më pas janë lëshuar për tretman shtëpiak, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Rasti është duke u zbardhur.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!