Më datë 05.12.2023 në orën 20:15 është raportuar se në vendkalimin kufitar Qafethanë , përballë zyrës doganore, i është vënë zjarri një kamioni në lëvizje e tipit “Volvo” me targa kombëtare shqiptare, i cili drejtohej nga P.Gj (69). nga Republika e Shqiperise.Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka intervenuar Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Struga.