
Struganët e diasporës nuk rreshtohen pas marionetave politike
Të dashur qytetarë të Strugës,
është për të ardhur keq kur disa marioneta politike, që për vite të tëra kanë përfituar nga çdo qeverisje, sot përpiqen të fshihen pas emrit të “diasporës strugane” për të fabrikuar qëndrime të rreme.

Le ta themi troç: diaspora e Strugës nuk është zëri i oligarkëve dhe përfituesve që e kanë shfrytëzuar çdo resurs të qytetit, por e njerëzve të ndershëm që e duan Strugën dhe duan ndryshim të vërtetë.
Këta që sot luajnë rolin e të “pavarurve” janë të njëjtët që kanë përfituar nga çdo mandat i mëparshëm, që kanë ndërtuar pasuri mbi djersën e qytetarëve dhe sot kanë guximin të flasin për moral dhe dinjitet. Struganët e njohin mirë këtë lojë dhe e dinë kush ka përfituar nga çdo pushtet , prej tenderëve e deri te ndërtimet pa standardin më të vogël, që sot janë objekt padish në gjykata nga qytetarët e mashtruar.
E vërteta është ndryshe: diaspora e Strugës në Zvicër, Gjermani, Austri e kudo, qëndron fuqishëm pas ndryshimit të vërtetë – pas Arsim Dalipit dhe vizionit të tij për një Strugë të drejtë, të pastër dhe me dinjitet.
Këtë e pamë qartë në takimet e fundit me mërgatën, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin qytetarë që jetojnë realisht me të drejtë vote në Strugë, jo sallë e mbushur me njerëz që s’kanë as dokumente e as lidhje me jetën e përditshme të qytetit tonë.
Nuk mund të na flasë për “ndërgjegje qytetare” ai që ka ndërtuar gjithë karrierën mbi mashtrime, përfitime e klientelizëm.
Struga s’mund të kthehet më pas.
Struganët – këtu dhe në diasporë – nuk i besojnë më marionetave oligarke, por njerëzve që kanë qenë gjithmonë pranë tyre, jo mbi ta.
Struga po zgjohet.
E vërteta po del në dritë.
Dhe këtë herë, mashtrimi nuk do të blejë më askënd.
https://www.facebook.com/share/p/16VTGUtSRf/?mibextid=wwXIfr

