Rrugëtimi transit nëpër autostradat Serbe po del i mundimshëm dhe me mjaft pritje në hyrje dhe dalje të kufijve të Serbisë, shtet i cili tani më negocion për anëtarësim në UE! Një shtet kandidat për UE të sillet kështu me udhëtarët transit nuk korrespondon me konventat bazë Evropiane për liritë e udhëtimit të lirë dhe pa pengesa!
Për fat të keq, qeveria Serbe në këtë drejtim me ose pa dashje po lejon këtë torturë të vërtetë për të gjithë ata që hyn dhe dalin nga Serbia! Kjo na bën ne shqiptarëve të kërkojmë nga këshilli i Evropës të intervenon te autoritet Serbe, ose t’i gjendet diasporës së madhe shqiptare një rrugë alternative ku nuk do të ketë pritje të gjata!
Mbase kjo që ndodh tani, ka ndodhur gjithmonë, por kemi pasur besim se qeveria Serbe do t’i ve fund kësaj dukurie të shëmtuar ku terrorizohen familje të tëra duke pritur për kot në hyrje dhe dalje të Serbisë!
Kërkojmë nga Këshilli i Evropës që në kufijtë e hyrjeve dhe daljeve nga Serbia të dërgon personel shtesë për monitorim, sidomos gjatë kohës së pushimeve të muajve korrik dhe gusht!
Njëjtë kërkojmë edhe nga qeveria e Maqedonisë! Të hapen kufijtë, mos i terrorizoni mërgimtarët në hyrje dhe dalje të Maqedonisë.!